Sporti

Pioli: Jam trajneri më i zhgënjyer në botë, rëndësi ka veç kush e fiton Championsin

05/16/2023 23:36
nga:Lorik J

Pioli është shprehur shumë i zhgënjyer me humbjen dhe eliminimin nga Liga e Kampionëve, pasi Interi e mposhti me rezultatin e përgjithshëm 3-0 në dy takimet.

“Nuk është e drejtë të flitet për dëshirën e lojtarëve, ata dhanë gjithçka përpara dhe mbrapa. Të flasësh për dëshirën nuk më duket e drejtë. Munguam në 15 minutat e para, që shënuan ndeshjen e sonte. Pjesa e parë e mirë sonte, është e qartë se shënimi mund të kishte ndryshuar inercinë e lojës, turp sepse arritëm këtu me meritë të madhe dhe shpresonim të ishim në gjendje të bënim më mirë. Unë jam trajneri më i zhgënjyer në botë, për rrugën tonë do të ishte diçka e pabesueshme të arrijmë në finale, por rëndësi ka kush e fiton, të mos ia dalësh është një zhgënjim i madh. Sezoni më i komplikuar se sa pritej, por na mësoi shumë për mendimin tim”, tha ai pas ndeshjes.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, tha për Sky Sport poashtu: “Nëse dikush është objektiv, është e vështirë të flitet për një rrugë negative. Ne u përpoqëm të jemi konkurrues në dy gara, duke dalë në gjysmëfinale dhe në një derbi është normale të jesh i zhgënjyer. Keqardhjet janë mbi të gjitha për kampionatin, duhet të përfundojmë mirë dhe ta bëjmë me pozitivitet, jam i sigurt se ky sezon na ka mësuar shumë, do të mund të rifillojmë me më shumë siguri”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport