Sporti

Pioli: “Inter akoma është pretendeti kryesor për titull”

03/07/2022 10:12
nga:E K

Milan ka marrë dje një fitore të rëndësishme ndaj rivalit direkt për titull, Napolit.

Skuadra e Piolit mposhti në udhëtim Napolin me rezultat minimal 0-1 me golin e shënuar nga Olivier Giroud, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes Pioli i pyetur për titullin kampion të Italisë, tha se Inter është akoma pretendenti kryesor.

“Inter janë akoma favoritët, sepse ata janë kampionët në fuqi dhe kanë një ndeshje në dorë”, ka thënë Pioli.

“Ata janë skuadër e fortë që e dinë se çfarë do të thotë fitorja. Sa më parë të kemi një tabelë me gjitha skuadrat që kanë numrin e njëjtë të ndeshjeve, aq më parë mund të gjykojmë”, shtoi italiani.

/GazetaBlic Sport.