Sporti

Pioli: Fitorja ndaj Napolit nuk ndryshon asgjë

04/03/2023 12:26
nga:E K

Milan arriti fitore të thellë ndaj Napolit me rezultat 4-0.

Ylli portugez, Leao shkëlqeu duke shënuar dy gola, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes Pioli foli për media:

Fituam një ndeshje të rëndësishme, por është vetëm një hap përpara në këtë fund sezoni. Nuk duhet të kemi eufori, ishte thjesht një paraqitje e mirë kundër një skuadre të madhe, tani mendjen tek Empoli pasi ndeshje të tilla na kanë penalizuar këtë sezon. Ky rezultat nuk do të thotë asgjë për përballjet në Ligën e Kampionëve. Do të jetë një tjetër ambient, tjetër situatë. Kjo fitore do të na jap mundësi të studiojmë më mirë kundërshtarin, por nuk ndryshon asgjë”, ka thënë Pioli.