Milan është ballafaquar dje me Juventus në San Siro.
Ndeshja u mbyllë me rezultat të barabartë 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Në këtë takim Milan mori edhe një lajm të keq, pasi sulmuesi veteran, Ibrahimovic u lëndua në këtë duel.
Pas ndeshjes, Pioli i hodhi fajin fushës për lëndimin e Ibrahimovic.
“Dëmtimi i Zlatanit nuk është një lajm që do donim të merrnim. Fajin e ka terreni i San Siros, është goxha i dëmtuar nga gjithë këto ndeshje që janë luajtur për pak ditë”, u shpreh tekniku i Milan-it.
/GazetaBlic Sport/


