Stefano Pioli është i lumtur për barazimin me Juven dhe thotë se skuadra e tij ka shënuar rritje edhe këtë edicion.
Milan luajti baraz ndaj Juventusit me rezultatin 1:1, me golat që u shënuan nga Alvaro Morata dhe Ante Rebic, shkruan GazetaBlic Sport.
”Ne erdhëm këtu për të fituar ndeshjen, në minutat e para gjetëm një Juve më të mirë se ne “, tha fillimisht trajneri i Milanit.
“Pastaj u përmirësuam, në pjesëne dytë sigurisht që luajtëm shumë më mirë. U përpoqëm ta fitonim takimin, ishte një paraqitje pozitive. Nuk mungojnë idetë, vullneti dhe shpirti i ekipit.”
“Unë i jap Rebicit meritat çdo ditë, ai ka intensitet dhe cilësi të madhe. Ai luan në të gjitha rolet, ai po na jep një ndihmë të madhe, pasi Olivier dhe Ibra janë të dëmtuar”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


