Sporti

Pioli: Do të jetë e vështirë për ta bërë këtë sezon të suksesshëm

05/14/2023 09:44
nga:E K

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli foli pas humbjes nga Spezia (2:0).

Kuqezinjtë humbën mundësinë për të mbyllur diferencën nga katër më të mirat.

“Në pjesën e parë gjithçka ishte në rregull, por pas pushimit ne performuam nën mundësitë tona. Sigurisht, nuk mund të ndalemi së menduari për gjysmëfinalen e Champions League, por e dinim se sa e rëndësishme ishte ndeshja e sotme.

Do të jetë e vështirë ta mbyllim këtë sezon me një notë pozitive. Mbetet të besojmë se do të arrijmë ta kthejmë rrjedhën e përballjes me Interin në favorin tonë. Duhet të luajmë shumë më mirë se në dy takimet e fundit”, tha Pioli në një intervistë për DAZN.

Ndeshja e kthimit e Milanit ndaj Interit në Champions League do të zhvillohet më 16 maj.