Sporti

Pioli: Do bëjmë gjithçka që Leao të kthehet për ndeshjen ndaj Atalantas

12/01/2023 20:07
nga:E K

Rafael Leao u lëndua herët në ndeshjen kundër Leçes për xhiron e 12-të të Serisë A, e cila përfundoi në barazim 2-2. Sulmuesi kishte një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë dhe humbi dy ndeshjet e fundit për kombëtaren dhe Milanin.

Në konferencën për shtyp që paraprinte ndeshjen e radhës kundër Frosinone, Stefano Pioli foli për portugezin dhe zbuloi se do të mungojë në këtë ndeshje, por se rikuperimi i tij është i afërt, transmeton GazetaBlic Sport.

Situata duhet të përmirësohet në javët në vijim, veçanërisht në sulm. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që Rafael Leao të jetë gati të luajë për Atalantën. Në pjesën e pasme është më e komplikuar, për shkak të dëmtimit të Thiaw, i cili është i rëndë, por duhet të rikthehet Kjaer për ndeshjen e radhës”, tha trajneri.

Pa anësorin portugez, Milani mundi vetëm Fiorentinën dhe aktualisht është në vendin e tretë në ligë, gjashtë pikë larg kreut të ligës, që i përket Interit.

/GazetaBlic Sport.