Sporti

Pioli: Disfata nga Interi në Kupën e Italisë, momenti më i vështirë në sezon

05/29/2022 23:41
nga:Lorik J

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, në intervistën e tij me Che Tempo Che Fa në Rai 3 foli jo vetëm për gjërat e mira pas Scudettos me ekipin e tij, por edhe për ditët më të vështira.

Cili është momenti më i vështirë? Pioli përgjigjet: “Humbja në derbin e Kupës së Italisë: donim të shkonim përpara në garë dhe më pas kishim Lazion. Kalendari ishte më i vështiri, pastaj i fituam të gjitha. E nisëm pa qenë më të fortët, por jemi bërë gjatë rrugës”, tha Pioli.

Kujtojmë se skuadra e Milanit para 7 ditësh fitoi titullin në Serie A pas 11 vitesh.

/GazetaBlic Sport