Lajme

Piktura e ‘4 korrikut’ që u bë e famshme, por që nuk ishte e 4 korrikut

07/02/2022 22:13
nga:Astrit Gashi

Piktura e John Trumbull shpesh mendohet se paraqet momentin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë së ShBA-së, të 4 korrikut 1776. Por, në fakt kjo nuk është ajo që tregon piktura, pasi Deklarata e Pavarësisë nuk u nënshkrua në atë ditë.

Dy ditë më parë, më 2 korrik 1776, Kongresi kishte miratuar rezolutën e Richard Henry Lee, duke deklaruar pse po shpallnin pavarësinë nga Britania.

Më 4 korrik 1776, dokumenti që njihet si Deklarata e Pavarësisë iu dërgua printerit, prandaj kjo datë shfaqet në të. Pra, ajo që ndodhi në të vërtetë më 4 korrik 1776, në Filadelfia, ishte një mbledhje shumë më pak e rëndësishme, dhe shumica e nënshkruesve nuk i vendosën emrat e tyre në dokument deri më 2 gusht, me disa që e nënshkruan atë edhe në vitin 1777. Janë 47 persona në pikturë, megjithëse 56 burra në fakt nënshkruan Deklaratën.

Megjithatë, asnjë moment i tillë ceremonial me të gjithë të pranishmit nuk ndodhi, sipas historianit David McCullough.

“Dyert në dhomë janë në vendin e gabuar dhe e gjithë dhoma është bërë që të duket më elegante se sa ishte. Perde të rënda varen në dritare në vend të perdeve veneciane. Delegatët ulen në kolltuqe të bukura sofër, jo në karriget e thjeshta të Windsor-it të ofruara. Më e rëndësishmja, shfaqja e trofeve ushtarake që dekoron murin e pasmë ishte tërësisht zbukurim i vetë Trumbull”, ka thënë McCollough.

Ideja për pikturën ishte ideja e Thomas Jefferson. Ai i dha Trumbullit, i cili në atë kohë jetonte në Londër, përmbledhjen e asaj që ndodhi më 28 qershor dhe kush duhet të përfshihej. Jefferson gjithashtu mund të jetë pjesërisht përgjegjës për disa nga pasaktësitë në paraqitjen e dhomës,

Sa më shumë njerëz që e kanë parë pikturën që kur u var në Rotunda Kapitol rreth 200 vjet më parë, aq më shumë thashetheme janë përhapur, shkruan Time, transmeton Klankosova.tv.

Por, edhe nëse nuk përshkruan serinë e ngjarjeve saktësisht siç ndodhën, piktura përshkuan rëndësinë e momentit dhe rastit.