Lajme

“Pikëlluese”, Konjufca flet për pritjet për viza në samitin e nesërm të Ballkanit Perëndimor

06/22/2022 21:48
nga:G B

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka folur për samitin e Ballkanit Perëndimor me BE që do të mbahet nesër, raporton Gazeta Blic.

Ai tha se nga ajo që ka parë, agjenda është 95 për qind për Ukrainën dhe vetëm 5 për qind për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Pikat që i pash aty kaq të zbehta m’u doken për këtë rajonin tonë saqë mu dok vetja që jam ka e lexoj deklaratën e samitit te Selanikut të vitit 2003, qashtu ke përshtypja jem e parë, sa i përket neve dhe Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Nga ajo që ai ka parë, ai tha se është pikëlluese rëndësia që po i jepet Kosovës dhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Këshilli i Evropës e ka humbur vëmendjen. Nuk po arrin ta gjejë forcën dhe vullnetin që të merret me Ballkanin Perëndimor”, tha Konjufca në ATV./Gazeta Blic/