Lajme

Pika kufitare te Dheu i Bardhë në prag të zbatimit të reciprocitetit me dokumente

08/31/2022 19:06
nga:G B

Nga mesnata kur shënon data 1 shtator do të fillojë zbatimi i masës së reciprocitetit me dokumente ndaj Serbisë.

Gazetarja Qendresa Sinani në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ka treguar se tashmë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë autoritetet janë të gatshme që ta zbatojnë masën e reciprocitetit me dokumente.

Kujtojmë se më 27 gusht u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket dokumenteve të identifikimit.

Pala serbe ka pranuar që të mos e lëshojë dokumentin për hyrje-dalje për poseduesit e dokumenteve kosovare me kusht që në të gjitha pikkalimet kufitare të vendose tabela ku thuhet se kjo po bëhet për të mundësuar lëvizjen e lire dhe nuk nënkupton se Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës.