Gazetari Piers Morgan ka vendosur në mënyrë të diskutueshme Cristiano Ronaldon, Diego Maradona dhe brazilianin Ronaldo përpara Lionel Messit në renditjen e tij për më të mirët e gjitha kohërave.
I think Cristiano Ronaldo’s the best ever, Maradona 2nd, Messi 3rd (possibly 4th actually, behind R9). https://t.co/hg58A9lqhb
“Jam shumë i lumtur që e përfundova udhëtimin tim në Kupat e Botës në një finale, për të luajtur ndeshjen e fundit në një finale. Kjo është me të vërtetë shumë kënaqësi”, ka thënë Messi.
Pavarësisht se i ka kaluar të ashtuquajturat vitet e tij ‘primare’, Messi vazhdon të etiketohet nga shumë njerëz si lojtari më i mirë në futbollin botëror.
Megjithatë, gazetari dhe personazhi televiziv Piers Morgan mendon se argjentinasi nuk hyn as në treshen e parë.
Pas ndeshjes, prezantuesi i së Soccer Saturday, Jeff Stelling pyeti Morgan se ku qëndron në debatin Ronaldo-Messi.
“Unë mendoj se Cristiano Ronaldo është më i miri ndonjëherë, Maradona i dyti, Messi i treti (ndoshta i katërti në fakt, pas R9)”, u përgjigj Morgan.
I think Cristiano Ronaldo’s the best ever, Maradona 2nd, Messi 3rd (possibly 4th actually, behind R9). https://t.co/hg58A9lqhb
— Piers Morgan (@piersmorgan) December 13, 2022
Morgan, i cili kohët e fundit kreu një intervistë me Ronaldon, ka deklaruar në shumë raste se ish-sulmuesi i Manchester United dhe Real Madrid është më i madhi i të gjitha kohërave.
Edhe pse një postim në Twitter nga viti 2012 sugjeron se ai mendonte se Messi ishte më i madhi i të gjitha kohërave.
“10 futbollistët e mi më të mëdhenj: 1) Messi 2) @Cristiano 3) Maradona 4) Pele 5) Best 6) Cruyff 7) Zidane 8) Bergkamp 9) Henry 10) Ronaldo”, shkruante Morgan më 9 dhjetor 2012.
That was 11yrs ago mate, when a few people had still heard of you! https://t.co/bHMz4vmnNI
— Piers Morgan (@piersmorgan) December 13, 2022