Kupa e Botës 2022

Piers Morgan hedh ‘bombën’ – Lojtarët e Francës u helmuan në mënyrë që Messi ta fitojë Kupën e Botës

12/18/2022 17:36
nga:E K

Gazetari i njohur, Piers Morgan i cili ka realizuar intervistën e famshme me Cristiano Ronaldon ka hedhur disa dyshime për Kupën e Botës.

Morgan në Twitter ka shkruar se lojtarët e Francës nuk janë prekur nga gripi i devesë, por janë helmuar në mënyrë që Argjentina ta fitojë finalen, shkruan GazetaBlic Sport.

“Nuk ishte një virus, skuadra franceze u helmua me qëllim”, ka shkruar ai në llogarinë e tij zyrtare.

Aktualisht Argjentina po e udhëheqë finalen me rezultat 2-0 ndaj Francës.

/GazetaBlic Sport/