Sporti

Pierre-Emerick Aubameyang lojtar i Barcelonës, ja kur pritet debutimi i tij

02/01/2022 12:12
nga:Mergim Rreci

Edhe pse Barcelona nuk e ka zyrtarizuar ende nënshkrimin e Pierre-Emerick Aubameyang,  debutimi i tij mund të bëhet të dielën kundër Atlético Madrid.

Aubameyang, 32 vjeç, nuk ka luajtur për Arsenalin që nga ndeshja e tyre kundër Evertonit më 6 nëntor, përcjell GazetaBlic Sport.

Sulmuesi luajti për Gabonin në ndeshjen kundër Mauritanisë, por më pas humbi Kupën e Kombeve Afrikane (CAN) pasi doli pozitiv për Covid-19.

Trajneri Xavi Hernández mund të japë disa minuta për përforcimet në ndeshjen e rëndësishme ndaj Atlético Madrid.

/GazetaBlic Sport/