Pierre-Emerick Aubameyang sqaroi se largimi i tij nga Arsenali dhe kalimi te Barcelona lidhet me problemet me trajnerin e Topçinjve, Mikel Arteta.
“Po, kam pasur probleme vetëm me Artetën dhe më pas e mora këtë vendim. Nuk mund të them më shumë. Ai nuk ishte i kënaqur dhe gati. Nuk mund të them asgjë tjetër, sepse kështu ndodhi”, ka shpjeguar golashënuesi në një konferencë për shtyp, përcjell GazetaBlic Sport.
Aubameyang humbi shiritin e kapitenit dhe u hoq nga skuadra pas disa problemeve disiplinore.
/GazetaBlic Sport/


