Aventura e Darwin Nunez në Liverpool nuk është e lehtë.
Sulmuesi uruguaian, i transferuar për të shënuar gola nuk po e bën aspak mirë këtë gjë, duke dështuar vazhdimisht para portës, shkruan GazetaBlic Sport.
Kundër Brentfordit (humbja 1-3 nga Liverpool) ai mbeti sërish bosh dhe llogaria britanike në Twitter e një rrjeti të njohur picash (Domino’s) nuk pati mëshirë dhe u tall me uruguaianin.
“Na falni nëse kemi humbur disa porosi sonte, ne e vendosëm këtë djalë në punë”, shkruhet me një foto të Darvinit.
Sorry if we’ve missed any orders tonight, we’ve just had this guy start pic.twitter.com/7slR29SPQ7
— Domino's Pizza UK (@Dominos_UK) January 2, 2023


