Lojtari brazilian, Philippe Coutinho i cili është nën pronësinë e Barcelonës, por i huazuar tek Aston Villa tha se nuk u pendua që nënshkroi me Barcelonën.
Coutinho, i huazuar nga Barcelona tek Aston Villa në merkaton e fundit të dimrit, në një intervistë për kanalin ESPN, foli për lojën e tij në Premier Ligë, por nuk hezitoi të përmend edhe Barcelonën.
Braziliani u shpreh se nuk është penduar që ka nënshkruar me Barcelonën, pasi ka qenë ëndrra e tij.
“Nuk pendohem. Në momente të caktuara të jetës duhet të marrësh vendime dhe një nga ëndrrat e mia më të mëdha ishte të luaja për Barcelonën”, tha Coutinho.
Lojtari nënshkroi me Barçën në janar të viti 2018 nga Liverpooli, po nuk gjeti vetën te blaugranat dhe u huazua drejt Aston Villas.


