Sporti

Philipp Lahm: Franca është favorit për ta fituar Kampionatin Evropian

03/26/2024 13:28
nga:Lorik J

Ish-kapiteni i Gjermanisë, Philipp Lahm, beson se Franca është favorit për të fituar Kampionatin Evropian të verës së ardhshme.

“Kush është favoriti? Franca. Është e thjeshtë – ata kanë 40 lojtarë shumë të talentuar,” tha Lahm për L’Equipe.

Në Euro 2024, Franca është në grupin D. Kundërshtarët e ‘Gjelave’ do të jenë Holanda, Austria dhe fituesja e ndeshjes Poloni/Uells në finalen e playoff-it.

Kampionati Evropian 2024 do të mbahet nga 14 qershori deri më 14 korrik në Gjermani.

/GazetaBlic Sport/