Sporti

Phil Foden në formë fantastike, thyen një rekord historik në FA Cup

01/07/2024 18:05
nga:Lorik J

Phil Foden ka qenë në formë të mirë, duke shënuar dy herë në fitoren 5-0 të Manchester City ndaj Huddersfield në një ndeshje të raundit të tretë të FA Cup.

Duke bërë këtë, Foden u bë lojtari i vetëm në historinë e FA Cup që shënoi në secilin nga 6 sezonet e fundit të kompeticionit më të vjetër në botë, përcjell GazetaBlic Sport.

Gjithashtu, goli i tij i parë në ndeshjen e sotme në Etihad ishte i 70’ti për “Citizens”.

/GazetaBlic Sport