Lajme

Pfizer do të kërkojë leje që t’iu japë amerikanëve edhe dozën e tretë të vaksinës

07/09/2021 08:58
nga:M K

Kompania farmaceutike, Pfizer ka në plan të kërkojë nga rregullatorët amerikanë të miratojnë administrimin e një doze të tretë të vaksinës së saj të coronavirusit.

Ky vendim bazohet në evidencën në rritje të rrezikut të ri-infektimit me coronavirus gjashtë muaj pas vaksinimit dhe për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Delta.

Pfizer ka filluar të prodhojë një lloj të ri të vaksinës së saj, i cili do të jetë i destinuar ekskluzivisht për luftën kundër Delta, tha Mikael Dolsten, drejtori kryesor shkencor i ndërmarrjes së përmendur. Ai gjithashtu beson se nuk do të ketë nevojë për të ndryshuar vaksinën Pfizer, raporton ap.

Kujtojmë, rregullatorët amerikanë kohët e fundit thanë se njerëzit që morën dy doza nuk kanë nevojë për një të tretën, transmeton Telegrafi.

“Ne jemi gati të miratojmë doza të reja kur shkenca vërteton se ato janë të nevojshme”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Dolsten tha se rënia e fundit e efektivitetit të vaksinës në Izrael është kryesisht për shkak të infeksionit të njerëzve që u vaksinuan në janar ose shkurt.

Ministria Izraelite e Shëndetësisë tha se efektiviteti i vaksinës në parandalimin e infeksionit kishte rënë në 64 për qind muajin e kaluar.