Pezullohet nga detyra një gjeneral pasi ai u tall me Zonjën e Parë të SHBA-ve, Jill Biden.
Gjeneral-lejtnant Gary Volesky, një ish-zëdhënës i Ushtrisë, iu përgjigj një postimi nga Biden në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë.
“Për gati 50 vjet, gratë kanë pasur të drejtën të marrin vendimet. Sot na është vjedhur kjo e drejtë,”- shkruante Jill Biden në statusin që u pasua nga një komenti i gjeneralit.
“Gëzohem që të shoh se më në fund e di se çfarë është një grua,”- shkruante ai.
Voleskin kishte nënshkruar një kontratë 92 dollarë në orë për të këshilluar oficerët aktivë si mentor. Më herët ai ka qenë në krye të Divizionit të 101-të Ushtrisë Ajrore, por tashme është i pezulluar dhe nuk dihet ende nëse do të vazhdojë në të njëjtën detyrë.


