Lajme

​Suspendohet mjeku në Lipjan, deklaroi rrejshëm se nuk funksionon EKG-ja

02/05/2022 19:41
nga:Y I

Drejtori i Shëndetësisë në Lipjan, Shkëlzen Hajdini ka suspenduar nga puna mjekun Faruk Gashi i cili punonte në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan.

Siç njofton Komuna e Lipjanit, ky vendim është marrë për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjësisë të mjekut në fjalë, i cili kishte deklaruar rrejshëm se EKG është jashtë funksionit.

“Pas konstatimit nga Drejtori QKMF-së dhe Shefi i Urgjencës në Lipjan se ekziston aparatura e nevojshme dhe EKG është në funksion si në QKMF ashtu edhe në Urgjencë, është suspenduar mjeku Faruk Gashi, mjekë i përgjithshëm, për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjësisë kur ai deklaron rrejshëm se EKG është jashtë funksionit”, thuhet në njoftim.

Pacienti i moshuar në Lipjan shkon në QKMF me dhimbje gjoksi, EKG-ja nuk funksionon