Lajme

Pezullohet greva e punonjësve të administratës në gjykatat dhe prokuroritë e vendit

03/21/2022 09:44
nga:Donika Fetahu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka njoftuar se është pezulluar greva e punonjësve të administratës në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate, ku thuhet se deri të vendimi për pezullimin e grevës kanë ardhur pas takimit që ky Këshill ka mbajtur sot me Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Sindikatën e Pavarur të Juridikaturës.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbetet pas qëndrimeve të shprehura publikisht përmes komunikatave zyrtare dhe shkresave të adresuara tek institucionet kompetente, se mbështet kërkesat legjitime të punonjësve të administratës.”, thuhet në kumtesën e KGJK-së.