Cult

Pezullohet Arben Zharku, drejtori i Qendrës Kinematografike e Kosovës

07/19/2021 22:04
nga:G C

Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Kulturës ka marrë vendim që ta pezullojë drejtorin e Qendrës Kinematografike të Kosovës Arben Zharku.

Një vendim i tillë ka ardhë pikërisht me kthimin e tij nga Festivali i Cannes, ku edhe ishte i pranishëm kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti.

Nga burime të KultPlus mësohet se ky vendim është marrë që Zharku përkohësisht të mos e ushtrojë këtë pozitë, deri në një vlerësim tjetër.