Lajme

Pezullimi i dialogut strategjik, Berisha: Ky është fillimi i fundit – Autokracia e majtë, e keqja e madhe për Kosovën, po mbaron

09/12/2025 17:03
nga:Sh R

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka reaguar ashpër pasi ShBA-ja e ka pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, raporton GazetaBlic.

Berisha thotë se ky është fillimi i fundit, ku shton se autokracia e majtë, e keqja e madhe për Kosovën po mbaron.

Postimi i plotë:

Ky është fillimi i fundit.

Autokracia e majtë, e keqja e madhe për Kosovën, po mbaron.

Tani, patur mahalla do të kthehet në shtroherën e vjetër, si e keqe e përhershme, nën radar, duke u viktimizu dhe duke përfitu në kurriz të Kosovës, derisa ta qesin vendin në kokërr të shpinës.

Ky paralajmërim ogurzi është apel për zgjim të gjithë atyre shqiptarëve patriotë, për mobilizim dhe aktivizëm, të shpëtojmë atdheun nga ushujzat e të dy anëve e të dy taborreve!