Lajme

“Pezullim apo vazhdim i veprimeve sindikale”- SBASHK tregon se kur merret vendimi!

09/30/2022 12:24
nga:Y I

Anëtari i ‘Këshillit Grevist’ të SBASHK, Reshit Kushaj, ka folur në lidhje me vijimësinë e grevës.

Kushaj në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka thënë se ende nuk i kanë përgjigjet e antarsisë në lidhje me pezullimin apo vazhdimin e veprimit sindikal.

“Ende jemi duke e vlerësu ecurinë e grevës dhe duke i prit përgjigjet dhe sygjerimet e antarsisë sesi do të vendosin, pro grevës, pezullimit të perkohshëm ose veprimin sindikal me mjete të tjera të lejueshme për grevat”

Kushaj ka bërë të ditur se sonte do të mbajnë një takim online me ‘Këshillat Grevist’ ku do të merren përgjigjet e antarsisë.

Ai tha se deri të shtunen shpreson të jetë gati vendimi për vazhdimin apo anulimin e grevës, vendim ky që do të bëhet i ditur nga BSPK-ja.

“Në orët e vona të mbrëmjes ne do të mbajmë një takim online me të gjithë “Këshillat Grevist” dhe aty do t’i marrim të dhënat dhe do t’i përpunojmë dhe më së largu nesër do të del Këshilli qëndror grevist i BSPK-së për të kumtuar të dhënat” deklaroi ai për “Gazeta Blic”

Greva e mësimdhënësve dhe e sektorit publik po mbyll javën e pestë të saj.

Mbi 300 mijë nxënës kanë mbetur larg bankave shkollore për katër javë, duke humbur rreth 11% të mesimit.

SBASHK-u kanë deklaruar se orët e humbura nuk do të zëvendësohen.

Nga SBASHK po kërkojnë një shtesë prej 100 eurosh derisa “Ligji për Paga” të hyjë në fuqi ndërsa nga Qeveria kanë thënë se kanë ofruar mbështetje për mësimdhënësit në Pakon e fundit të miratuar nga Qeveria.

/Gazeta Blic/

Pezullimi i grevës, vjen lajmi i fundit nga SBASHK