Lajme

Petrit Zogaj: Sipas Bislimit, Serbia po punon për ne, atëherë çka po kërkon ai në bisedime!

09/09/2021 18:01
nga:M K

Njohësi i zhvillimeve politike në vend dhe anëtari i shoqërisë civile, Petrit Zogaj, ka kritikuar zv.kryeministrin Bislimi pas deklaratës lidhur me akordin me Serbinë për hapjen e arkivave të UÇK-së.

Sipas Zogajt, Bislimi nuk ka çka të kërkojë në bisedime, sepse sipas kësaj qasjeje, Serbia duke kërkuar hapjen e arkivave për ne po punon në favorin tonë, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Sipas ZvKm Bislimi kerkesa e Serbise per me i hape arkivat e Kosoves per UCK eshte ne interesin e Kosoves. Po mire more zoteri Bislimi, a po i bjen qe Serbia po punon ne favor te Kosoves meqe po na i kerkon arkivat tona a? Nese eshte keshtu, cka po kerkon ti ne keto takime, Serbia qenka duke punu per ne, per ke je duke punuar ti?
Sic deklaronte Glauku “ma menaxhon covidin, me mbroje UCK…” e keta, sic po shihet te dyjat jane duke i bere suksesshem ?
Deklarata e Bislimit:
“Gjatë takimit trilateral, pala serbe ka deklaruar se janë dakord që të hapen të gjitha arkivat, sipas tyre nënkupton edhe arkivat shtetërore të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në. Unë mendoj që kjo është në interes tonë sepse shumica e varrezave masive ku pretendohet se janë pjesët e mbetura të mbi 1600 qytetarëve ndodhen në këto varreza për të cilat kanë informata kryesisht arkivat ushtarake të Serbisë”, tha ai.

/GazetaBlic/