Lajme

Petrit Zogaj: Pushteti po i bën kundërshtarë Liburn Aliun dhe Albin Kurtin!

01/07/2022 18:31
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka reaguar me anë të një shkrimi në facebook rreth skandalit me ndërtimet në ‘Brezovicë’, raporton Gazeta Blic.

Zogaj thotë se ky skandal nuk po i duket interesant pse është Surroi bashkëpartner në kompani me të akuzuarin për dhënie të ryshfetit, por se këtë po e bën Ministria e Ambientit, përkatësisht Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi.

“Skandali me ndertimet ne Brezovice po me duket interesant, jo pse Surroi eshte bashkepartner ne kompani me te akuzuarin per dhenie te ryshfetit, por se kete po e ben Ministria e Ambientit, dmth po e bejne Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi”

Ai thotë se Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi janë në një lufte speciale” me Albini dhe afersinë e tij me Surroin në çështje të dialogut.

“Me nje fjale, pushteti i madh, po i ben kundershtare edhe Albinin dhe Liburnin”

Postimi i plotë:

Skandali me ndertimet ne Brezovice po me duket interesant, jo pse Surroi eshte bashkepartner ne kompani me te akuzuarin per dhenie te ryshfetit, por se kete po e ben Ministria e Ambientit, dmth po e bejne Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi.

E keta te fundit, po duket qe jane ne nje “lufte speciale” me Albini dhe afersine e tij me Surroin ne ceshtje te dialogut.

Me nje fjale, pushteti i madh, po i ben kundershtare edhe Albinin dhe Liburnin.

Rasti “Brezovica”, nga një muaj paraburgim ndaj tre personave