Lajme

Petrit Zogaj për Albin Kurtin: Në demokraci, demagogu zhveshet shpejt

08/01/2023 23:04
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Petrit Zogaj ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë Kurti në lidhje me iniciativën për dërgimin e katër komunave në veri të vendit në zgjedhje të parakohshme, raporton Gazeta Blic.

Zogaj ka shkruar se Kuri është një demagog.

“Në demokraci, demagogu zhveshet shpejt”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Ne demokraci, demagogu zhveshet shpejt.

Vetem pak jave me pare demagogu i Kosoves, ne nje mbledhje te LV-se i argetonte anetaret e saj me fjalet ”Hetemi shqetesohej mos po terhiqem une, une shqetesohesha mos po terhiqet ai.”

Turma ne salle qeshte e duartrokiste.

Nderkohe, Hetemi mbetet ne arrest komunal, demagogu ia nxjerr vendimin per largim.

Masa prape do te duartrokite.