Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka komentuar rezultatin zgjedhor të 17 tetorit, raporton Gazeta Blic.
Zogaj thotë se pavarësisht numërimit dhe krahasimit mbi mbi 200000 mijë kosovarë nuk e votuan VV-në në këto zgjedhje të cilët e kishin votuar para tetë muajve.
“Numeroni si te doni, krahasoni me cilido vit te doni, por dicka LV duhet me e pase te qarte: mbi 200000 (200 mije) shpirtra te lire te Kosoves nuk e kane votu kete parti politike, e te cilet e kishin votuar vetem para 8 muajve”
Tutje Zogaj thekson se nese 14 Shkurti ka qene revolucion, ky i 17 Tetorit ishte nje kunder-revolucion shumë i suksesshem.
Postimi i plotë:
Numeroni si te doni, krahasoni me cilido vit te doni, por dicka LV duhet me e pase te qarte: mbi 200000 (200 mije) shpirtra te lire te Kosoves nuk e kane votu kete parti politike, e te cilet e kishin votuar vetem para 8 muajve. Nese 14 Shkurti ka qene revolucion, ky i 17 Tetorit ishte nje kunder-revolucion shume i suksesshem.


