Lajme

Petrit Zogaj: Kurti keq me Serbinë, keq me Shqipërinë, keq me SHBA, keq me QUINT-in, keq me Malin e Zi , keq ….

03/25/2022 16:08
nga:N M

Analisti Petri Zogaj ka shkruar në Facebook për “problemet” që ka kryeministri i Kosovës me vendet fqinje, BE , SHBA dhe të tjerët, raporton Gazeta Blic.

Zogaj ka thënë do ta mirëkuptonte shefin e qeverisë, sikur të kishte probleme vetëm me Serbinë, por që sipas Zogajt, Kurti po ka problem edhe me vendet mike e aleate të Kosovës.

Reagimi i plotë:

Nese Kryeministri Kurti dhe Qeveria e Kosoves do te kishte probleme vetem me Serbine, do ta kuptonim. Mirepo, si u be qe KM Kurti ka probleme dhe raporte aspak normale me KM e Shqiperise dhe Shqiperine? Ka raporte te tensionuara me Malin e Zi. Ne Shqiperi shkon pozicionohet kunder nje lideri e nje partie politike. Me Malin e Zi, pa pike interesi shkon dhe e rikthen demarkacionin, qe pastaj merr reagime nga pala malazeze. Me Quintin i acaron raportet. Me ShBA-n ka perfundu ne nivel te shkembimit te telefonatave e letrave. I paralajmeron do takime, e qe pastaj i shtyen me muaj. I ka mbete edhe me Maqedonine e Veriu me kriju ndonje problem, dhe komplet i izoluar me na thene neve qe ky “eshte i vetmi KM qe po e mbron interesin shteteror te Kosoves,” dhe ne me i besu, patjeter.

Kurti mesazh Vuçiqit: Tek ne Gjyqësori është i pavarur, unë nuk jam si ti që shkarkojë gjyqtarë