Lajme

Petrit Zogaj: Arben Vitia do të duhej të dënohej pas përqeshjes që i bëri Përparim Ramës

11/03/2021 14:42
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka kritikuar shfaqjen e fundit të kandidatit për kryetar të Prishtine nga radhët e LVV-së, Arben Vitia, kundrejt kandidatit Përparim Rama.

Zogaj thotë se nuk është normale me e përqesh një person tjetër nga mënyra se si flet dhe nga gjestet.

“Kjo doze fashizmi e Vitise do te duhej me u denu dhe njekohesisht as mos me u marre ne konsiderate kandidatura e tij per kryetar te Prishtines” shkruan Zogaj.

Reagimi i plotë:

Prej kur qenka normale qe me e perqeshe nje person tjeter per menyres se si flet, per zerin e per gjestet? Arben Vitia permes nje video denigruese e paska sulmuar Perparim Ramen. Kjo doze fashizmi e Vitise do te duhej me u denu dhe njekohesisht as mos me u marre ne konsiderate kandidatura e tij per kryetar te Prishtines.