Lajme

Petrit Zogaj: Albin Kurti ka ardhur në pushtet duke mashtruar për bukë e kripë

10/25/2021 20:12
nga:Gazeta Blic

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Kurti, se shtrenjtimi i çmimeve po ndodhë për shkak të ndikimit nga tregjet ndërkombëtare, raporton Gazeta Blic.

Zogaj thotë se kur Kurti ishte në opozitë me kostume pa krevatë, thoshte se Kosova nuk ndikohet nga tregjet ndërkombëtare, të kundërtën e asaj që e tha sot.

Ai shkon më tutje, duke thënë se Kurti ka ardhur në pushtet duke mashtruar për bukë e kripë, teksa shton se nëse është i gatshëm të mashtrojë për këso gjërash, pse nuk e bën në të ardhmen edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Shkrimi i plotë nga Zogaj:

Kur jam ne opozite, me kostume pa kravate, e me floke te shpurpurishura, Kosova nuk ndikohet nga tregjet nderkombetare. Ndersa, kur jam ne pushtet, me kostume, me kravate e floke te krehura, rritja e cmimeve ne vend ndikohet nga levizjet ne tregjet nderkombetare. Dmth ky njeri ka ardhe ne pushtet duke mashtru per buke e kripe.

Tash, ideja eshte kjo, nese ky eshte i gatshem me mashtru per keso gjerash, pse nuk e ben te njejten edhe ne nivel tjeter politik, psh, me mashtru ne lidhje me dialogun Kosove-Serbi? Kush garanton qe nuk ndodh edhe kjo, deklaratat e tij?