Kandidati i PDK-së për Drenas, Petrit Hajdari, ka zhvilluar takime me banorët e Sankocit dhe Fushicës së Epërme, ku është pritur me entuziazëm dhe përkrahje të madhe, raporton GazetaBlic.
Ai tha se këto fshatra treguan energjinë e ndryshimit dhe se qytetarët kërkojnë zhvillim, dinjitet dhe qeverisje me duar të pastra.
“Nuk ka më kthim prapa,” u shpreh Hajdari, duke theksuar se fitorja po vjen.


