Sporti

Petrit Hadri për polemikat e gjysmëfinales Real Madrid – Bayern Munich: Nuk ishte pozicion jashtë loje – ishte vendim i ngushtëm nga asistenti

05/09/2024 17:27
nga:Lorik J

Skuadra e Real Madridit dje fitio ndaj Bayern Munich në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, me një përmbysje të çmendur nga 0:1 në 2:1, për t’u kualifikuar në finalen e madhe të Wembleyt.

Kjo ndeshje nuk u mbyll pa polemika të mëdha, pasi krejt në fundin e takimit, gjyqtari kryesor i takimit, Marciniak anuloi një gol të Bayernit, ku gjatë aksionit – sipas referit anësor kishte pozitë jashtë loje, por pas përsëritjeve – kjo la shumë vend për diskutime.

Eksperti i referimit, Petrit Hadri në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, komentoi vendimin e gjyqtarit:

‘Ky rast nuk ishte pozitë jashtë loje, ka qenë vendim i ngutshëm i gjyqtarit anësor, por edhe fishkëllimë e shpejt e gjyqtarit kryesor. Duhej të priste dhe të shiqonte, sepse aksioni ka qenë në zhvillim, sikur të priste deri në 3 sekonda asistenti, atëherë aksioni do të zhvillohej deri në fund’, tha ai ndër të tjera.

Ja intervista e plotë:

/GazetaBlic Sport/