Lajme

Petkoviq sot dhe nesër për vizitë në Kosovë

08/19/2021 09:52
nga:Q R

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, sot dhe nesër do të qëndrojë në Kosovë.

Në ditën e parë të vizitës, Petkoviq do të marrë pjesë në një festë fetare në Prilluzhë.

Pas Liturgjisë është planifikuar një predikim nga Peshkopi Teodosije i Rashkë-Prizrenit dhe Kosovës, si dhe një fjalim nga Petkoviq.

Nga ora 12, Petkoviq do të vizitojë edhe disa fshatra të komunës së Leposaviqit, njoftoi zyra e tij, raporton Kosovo Online.

Në ditën e dytë të vizitës, Petkoviq do të vizitojë Qendrën Universitare në veri të Mitrovicës dhe më pas është planifikuar një vizitë në Graçanicë.

Këto janë masat e reja anti-COVID – mbyllen klubet e natës, ndalohen dasmat dhe ahengjet tjera