Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se i gjithë show-i politik i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Bruksel ishte për ta bërë palën serbe që të reagojë.
Petkoviq i ftuar në Radiot Televizionin e Serbisë tha se presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ka folur me Thaçin, Hotin, Mustafën që nga fillimi i këtij procesit por që bisedimet me Albin Kurtin ishte një “mrekulli e paparë”, transmeton Gazeta Express.
Petkoviç tha se atë që BE ka propozuar – të dy palët bien dakord të intensifikojnë përpjekjet e përbashkëta për të gjetur personat e zhdukur, të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe lëvizjet që kanë potencial për të destabilizuar situatën në terren dhe pika e tretë – që mbajnë rregullisht takimet e kryenegociatorëve të ndërmjetësuar nga BE.
Petkoviq tha se Kurti ishte dakord vetëm me pikën e tretë, dhe se ai nuk donte të merrte parasysh dy pika sepse këmbënguli të përballet me të kaluarën, kështu që ai filloi të flasë për tre gjenocidet.


