Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj deklaratës se udhëheqësit të AAK-së, Ramush Haradinaj se Beogradi do të bombardohej, në rast se ushtarët serbë do të hynin në territorin e Kosovës, duke theksuar se politikanët shqiptarë është më mirë të merren me zgjidhjen e problemeve në territoret me popullatë shumicë shqiptare, se sa të kërcënojnë me luftë.
“Në momentin kur e tërë bota po përballet me një krizë që nuk mbahet në mend, politikanët shqiptarë po vazhdojnë me kërcënime. Përderisa Haradinajt, Kurtit dhe të tjerëve po ju dalin para syve aeroplanët bombardues, Beogradi do ta ruaj paqen dhe stabilitetin”, deklaroi Petkovic.
Ai theksoi se politikanët shqiptarë nuk duhet të kërcënojnë me konflikt, por të shohin se si do të zgjidhin mungesën e naftës, të miellit dhe të prodhimeve tjera ushqimore në mjediset shqiptare.


