Lajme

Petkoviq: Njësia speciale ka qëlluar në një automjet në veri, një serb është plagosur

01/23/2023 14:29
nga:N M

Zyra e Petar Petkoviqit ka kumtuar se pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës kanë qëlluar në një automjet në të cilin ndodheshin dy serbë në rrugën Mitrovicë – Leposaviq, afër pikës së kontrollit te ura e Bistricës.

Të shtënat në veturë kanë ndodhur rreth orës 11:30 dhe me atë rast ka mbetur i plagosur Miljan D., ndërsa bashkëudhëtari i tij Dushan S. ka kaluar pa lëndime, pretendon në një deklaratë Petar Petkoviq.

“Delleviq është goditur në zonën e majtë të kraharorit dhe ka një plagë nga arma e zjarrit me të cilën është transportuar urgjentisht në spitalin e Kralevës”, ka thënë Petkoviq.

Ai gjithashtu thekson se forcat speciale qëlluan me breshëri “vetëm sepse ata nuk donin të lejonin policinë ROSU t’i maltretojë pa arsye”.

Petkoviq thotë se po përsëritë për ku me ditë satën herë se “forcat speciale të Kurtit” nuk kanë çfarë të kërkojnë në veri, por edhe se postblloku është ngritur ilegalisht.

“Që nga fillimi i pranisë së forcave të ROSU-së në veri, Beogradi e ka paralajmëruar se qëllimi i tyre i vetëm është të shkaktojnë incidente dhe të keqtrajtojnë njerëzit tanë në “krahinë”, gjë që është demonstruar sot”, ka pretenduar Petkoviq.

Sulmohet vetura e policisë së Kosovës në Veri, këta të fundit përgjigjen me armë zjarri