Lajme

Bislimi refuzoi, Petkoviqi pranon ftesën e Lajçakut për të biseduar për dinarin më 27 shkurt

02/25/2024 14:00
nga:G C

Delegacioni i Serbisë, i udhëhequr nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq, do të marrë pjesë në raundin e ri të dialogut në Bruksel të planifikuar për të martën, më 27 shkurt, shkruan Tanjug.

Delegacioni po udhëton me ftesë të të dërguarit special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Lajçak ftoi Serbinë dhe Kosovën që në kuadër të dialogut të diskutojnë dekretin për heqjen e pagesave të dinarit në Kosovë, të cilin Banka Qendrore e Kosovës e miratoi në fund të dhjetorit.

Kujtojmë se, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësi i tij Besnik Bislimi, kanë mohuar se çështja e dinarit mund t bëhet temë e dialogut duke e dhënë atë për çështje ekskluzivisht të brendshme, të panegociueshme, dhe nën autoritetin e pavarur të Bankës Qendrore të Kosovës.

Osmani në tryezën ekonomike Kosovë – Katar: Kosova me potencial të jashtëzakonshëm për investime