Lajme

Petkoviq kërkon nga OSBE t’i sigurojë zgjedhjet e Serbisë në Republikën e Kosovës

11/06/2023 11:42
nga:N K

Drejtori i të ashtuquajturës “zyre serbe për Kosovën”, Petar Petkoviq, i ka drejtuar të premten një kërkesë me shkrim kreut të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, nga i cili ka kërkuar që të sigurohet përfshirja e misionit në organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të Serbisë në Kosovë.

Ai gjithashtu ka kërkuar që ky mision të sigurojë dërgimin e materialeve zgjedhore në vendvotime si dhe mbledhjen e fletëvotimeve dhe transportimin e tyre pas përfundimit të votimit, në përputhje me procedurat që janë zbatuar gjatë procedurave të mëparshme zgjedhore në Kosovë deri në vitin 2020.

Petkoviq këtë e ka bërë pasi zyra e tij ka pranuar një letër nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve për të kërkuar ndihmë nga OSBE në zhvillimin e zgjedhjeve për deputetë të Kuvendit të Serbisë në Republikën e Kosovës.