Lajme

Petkoviq i reagon Rashiqit, e quan megafon të Kurtit

09/14/2024 16:53
nga:Sh R

Kryenegoaciatori serb, Petar Petkoviq, i ka reaguar ministrit Nenad Rashiq pasi paralajmërimit për mundësinë e mbylljes edhe të institucioneve shëndetësore e arsimore paralele në Kosovë.

Petkoviq e ka quajtur Rashiqin si “megafon” të kryeministrit Kurti përmes të cilit “do të shpall pushtimin e spitaleve dhe shkollave serbe në Kosovë”, shkruan KO.

“Rashiq tradhtoi popullin dhe origjinën e tij për një vend në kabinetin dhe listën e pagave të Kurtit ”, ka thënë Petkoviq.