Franca dhe Zvicra do të përballen sot në rrethin e fazës së parë eliminuese të Kampionatit Evropian.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Para takimit për media ka folur, trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic, i cili tha se kundër një kundërshtari si Franca duhet të japësh më shumë se 100 % nga vetja.
“Kundër një kundërshtari si Franca, duhet të japim më shumë se 100 % nga vetja. Nëse ata nuk e japin maksimumin e tyre ne do të përfitojmë. Me ndeshje të vështira si kjo fitoni përvojë”, tha Petkovic.
/GazetaBlic Sport/


