Sporti

Petkovic: Do të na mungojë shumë Granit Xhaka, do të mundohemi të fitojmë për të

07/01/2021 19:04
nga:Lorik J

Vladimir Petkovic, trajneri i Zvicrës, foli në konferencë shtypi në prag të ndeshjes kundër Spanjës, e vlefshme për çerekfinalet e Euro 2020.

“Ne duhet të jemi të uritur për të kaluar në raundin tjetër. Tani e tutje nuk mund të them të jesh i kënaqur, sepse për mua hapi tjetër është gjithmonë më i rëndësishmi. Ne duam të kalojmë në raundin tjetër, edhe nëse përballemi me një nga favoritët për të fituar finalen”, tha fillimisht Petkovic.

Për mungesën e Xhakës për shkak të skualifikimit

“Do të na mungojë shumë, por për këtë unë pres që të gjithë të japin diçka më shumë. Jo vetëm për të kompensuar mungesën e tij, por edhe për të mposhtur Spanjën. Ne duam të kalojmë në tjetrin raund. Ne duhet të besojmë dhe të krijojmë emocione të reja”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport