Kylian Mbappe duket dhe sillet si lojtari më i pakënaqur i Paris Saint-Germain për momentin.
Edhe pse ai dhe pjesa tjetër e skuadrës, përfshirë Neymarin dhe Messin, po luajnë në formë të shkëlqyer, Mbappe shpesh mbyllet në fushë dhe bën deklarata provokuese, përcjell GazetaBlic Sport.
Kështu, gjatë pushimit të kombëtares, ai indirekt tha se për shkak të rolit të tij në fushë, preferon të luajë për Francën sesa për PSG-në.
“Unë luaj ndryshe këtu sesa në klub, këtu kam shumë më tepër liri. Në Paris është ndryshe, më kërkohet të jem ndonjëherë “strumbullari” që hap hapësirë për të tjerët”, tha Mbappe.
Petit: A është Mbappe i aftë të kuptojë pasojat e fjalëve të tij?
Një sjellje e tillë, duket se e ka neveritur Emmanuel Petit, një ish-lojtar i kombëtares franceze që ka luajtur për Monacon, Arsenalin, Barcelonën dhe Chelsean.
“Është gjithmonë i njëjti lojtar. Në një moment duhet të ndalet”, tha Petit, fituesi i arit botëror dhe evropian me Francën, në një intervistë për RMC dhe shtoi:
“A është ai në gjendje të kuptojë pasojat e fjalëve të tij? Ka një efekt bumerang. Tregojini trajnerit tuaj privatisht nëse diçka ju shqetëson. Ne po flasim për zemrën e ekipit, dhe ai thjesht e vendos atë në publik.Hapi tjetër është ta pyesim atë se çfarë skuadre dëshiron të ketë. Kjo është e vetmja gjë që ende mungon.”
/GazetaBlic Sport/


