Kati Schneeberger, këshilltare lokale e Bashkimit Europian ka nisur ditë më parë një peticion online për liberalizimin e vizave për Kosovën, raporton Gazeta Blic.
Sot ajo ka njoftuar se janë mbledhur 5 mijë nënshkrime, derisa ka bërë thirrje që të bëhen 7500.
“Faleminderit për 5000 nënshkrime. Le të arrijmë 7500”, ka shkruar Schneeberger në Twitter.
Iniciativa është ka përkrahur edhe nga ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, e cila e ka quajtur iniciativë të rëndësishme.
Thank for 5000 signatures. Letvs reach 7500. https://t.co/vMpwTYAUJl
— Kati Schneeberger ?? (@KatiSchneeberg1) May 29, 2022


