Sporti

Peticion në Francë – kërkohet që të mos luhet ndeshja ndaj Izraelit

11/01/2024 20:54
nga:E K

Një peticion është shfaqur në Francë që kërkon shtyrjen e ndeshjes së ardhshme të Ligës së Kombeve me Izraelin, raporton RMC Sport. Gjelat do të luajnë me bardheblutë më 14 nëntor në raundin e 5-të të Ligës së Kombeve në Stade de France.

Autorët e peticionit kërkojnë jo vetëm anulimin e ndeshjes, por kërkojnë edhe vendosjen e ndalimeve ndaj Federatës së Futbollit të Izraelit. Kërkesa u mbështet nga deputeti i majtë i Francës së Papushtuar, Louis Boyard, transmeton GazetaBlic Sport.

“Karta e FIFA-s thotë se federatat duhet të respektojnë të drejtat universale të njeriut. Tashmë kemi pasur disa raste të largimit të Rusisë, Bjellorusisë, Afrikës së Jugut… Pse të mos bëjmë të njëjtën gjë me Izraelin? Gjithçka po ndodh para syve tanë, është e pamundur të vazhdohet. Të sillesh sikur asgjë nuk po ndodh”, tha Boyar.

Për momentin peticioni ka mbledhur pak më shumë se 5 mijë firma. Autorët e dokumentit iu drejtuan edhe lojtarëve të kombëtares së tyre dhe u kërkuan atyre që të dënojnë standardet e dyfishta të FIFA-s.

/GazetaBlic Sport/