Sporti

Peter Schmeichel kritikon transferimin e Casemiros te Manchester United

08/22/2022 10:34
nga:E K

Manchester United ka transferuar mesfushorin brazilian të Real Madridit, Casemiro.

Ish portieri legjendar i “Djajve të Kuq”, Peter Schmeichel e ka kritikuar transferimin e tij drejt Old Trafford, shkruan GazetaBlic Sport.

Danezi e ka cilësuar si një transfer të shtrenjt për moshën që ka braziliani.

“Jam i befasuar që kemi nënshkruar me Casemiro. Të firmoset ai lojtar tani për atë shumë parash dhe me atë rrogë, me moshën e tij dhe kur nuk e dimë nëse do të luajë… ndoshta duhet të nënshkruhet dikush që e dimë se mund të luajë në Premier League.

Casemiro është një fitues, por ai është 30 vjeç. Mendoj se transferimi ka qenë i tillë: ‘A më dëshiron Manchester United? Në rregull, thjesht kërkoni shuma të pamend parash dhe nëse ata thonë po, unë do të vij; e nëse jo, atëherë nuk ka humbje. Nuk e kuptoj. Ai sapo ka fituar Ligën e Kampionëve dhe këtë vit nuk do ta luajë. Një kontratë katërvjeçare – ndoshta nuk do ta kishte marrë në Real Madrid. Ka shumë punë për të bërë”, tha Schmeichel.