Sporti

Peter Schmeichel: Është hera e parë që jam i zhgënjyer me Cristiano Ronaldon

10/20/2022 17:20
nga:Lorik J

Peter Schmeichel, ish-portieri i Manchester United, ishte kritik ndaj qëndrimit të Cristiano Ronaldos, pasi portugezi ishte drejtuar në dhomën e zhveshjes para fishkëllimës së fundit të lojës kundër Tottenhamit.

“Dalja e tillë krijon gjithçka që nuk duam tani. Ai e dinte se kjo do të bëhej mediatike. Është hera e parë që mund të them se jam i zhgënjyer me të”, ka thënë Schmeichel:

“Unë zakonisht e mbështes atë dhe e kuptoj situatën e tij. A duhet ta lëmë të luajë apo ta lëmë jashtë? Nuk e di.”

Ronaldo nuk luajti asnjë sekond dje dhe u largua nga stadiumi, kur Ten Hag kishte edhe dy zëvendësime në dispozicion.

/GazetaBlic Sport