Danimarka dhe Finlanda luajtën dje ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian.
Danimarka pësoi humbje me rezultat 0-1, megjithatë rezultati mbeti nën hije pas ngjarjes që ndodhi me Christian Eriksen, shkruan GazetaBlic Sport.
Portieri i Danimarkës, Schmeichel, tha se ato mund të ishin dy orët më të këqija në futboll dhe se nuk e di se si u zhvillua kjo ndeshje.
“Ato mund të ishin dy orët më të këqija në futboll, rezultati është i parëndësishëm, nuk e di si u zhvillua ajo ndeshje”, tha Schmeichel.
/GazetaBlic Sport/


